Sokol Balla fjalë zemre për Belen, ajo që e bën të qajë
Moderatori i njohur i emisioneve politike, Sokol Balla e ka nisur ditën në mënyrën më speciale. Disa foto të publikuara në ‘Instagram’ nga ai na kanë lënë të kuptojmë se data 20 dhjetor është shumë e veçantë për të dhe familjen e tij. Vajza e tij Belen feston ditëlindjen dhe si rrallë herë, moderatori bën një përjashtim duke publikuar disa foto me të. “Ti je drita e diellit, drita ime e vetme. Ti më bën të lumtur, ti më bën të qesh, ti më bën krenar, ti më bën të qaj, unë jam babai yt dhe të dua pafund, 1 milionë herë. Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime Belen!”, shkruan ai, sipas Who. Emocioni dhe krenaria e Ballës ndihet në çdo gërmë që i ka dedikuar së bijës, e cila më siguri sot e ndjen veten shumë të lumtur. Moderatori është baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.