Sofia rrëfen: Përse u largova nga Zonë e Lirë

Këtë të premte, në nisje të emisionit të tij, Arian Çani dha lajmin se “Sofia” ishte larguar nga emisioni. Teksa e falenderoi atë për bashkëpunimin, Çani tha se “Zonë e Lirë” ka hapur audicionet për Sofinë e radhës. Moderatori nuk përmendi asnjë arsye për largimin e Xheni Brahajt, duke na lënë të gjithëve në dyshime. Për “Albeu.com”, Xheni ka treguar arsyen e largimit, duke hedhur poshtë aludimet se ka pasur konflikte me stafin e emisionit.

“Emisioni Zonë e Lirë ka qenë një nga shkallet e para të karrierës time. Tani jam shkëputur sepse synimet e mia janë në rritje. Hoqa dorë sepse tashmë dua të shfaqem ndryshe në sytë e publikut, jo vetëm si një velinë e bukur” – ka treguar ajo.

Xheni tregoi se ka ruajtur marrëdhënie shumë të mira me stafin, duke treguar se ka në plan projekte të reja. Megjithatë, ajo ende nuk e zbuloi se për çfarë bëhet fjalë.