Sofia Richie tregon arsyen e ndarjes nga Scott Discik
Modelja e njohur 21-vjeçare, Sofia Riçhie i dha fund lidhjes 3-vjeçare me Scott Disick. Lajmi u bë i ditur nga burime të afërta të dyshes, të cilët pohuan fillimisht se dyshja kishte vendosur të qëndronte larg njëri-tjetrit. Megjithatë më pas burime ekskluzive për ‘Enews’ dhe ‘UsWeekly’ treguan se Sofia dhe Scott kishin vendosur të jepnin fund lidhjes së dashurisë.
Përveç pranisë së Kourtney Kardashian, duket se Sofia nuk ka dashur që karriera e saj të fokusohet e gjitha tek lidhja e saj me Disick. Ky fakt ka sjellë mjaft tension mes dyshes, e cila vendosi të ndërpresë gjithçka mes tyre.
Nuk dihet nëse ata do të rikthehen sërish në të ardhmen, por kjo mbetet për t’u parë në muajt në vazhdim.