Snoop Dogg: Kam nevojë për paqe

Reperi Snoop Dogg së fundmi ka ndarë me ndjekësit nevojën për të patur paqe.

Permes një postim në rrjetin e tij social Instagram, Snoop ka shkruar se më shumë se kurrë ka nevojë të jetë i rrethuar me energji pozitive.

”Asnjehere nuk kam patur aq shumë nevojë për paqe, sa kam nevojë tani. Nuk dua të zgjohem, i inatosur, i bezdisur apo me mendime dhe energji negative. Dua thjesht të jem i lumtur dhe në paqe me cdo gjë”, u shpreh reperi.

View this post on Instagram

A post shared by snoopdogg (@snoopdogg) on

Snoop Dog është një ndër fytyrat publike më të përfolura në mediat ndërkombëtare dhe më të ndjekur në rrjete sociale, me 51.1 milionë ndjekës.