Snoop Dogg bëhet viral teksa mban pishtarin e Lojërave Olimpike, “lumë memesh” ndaj tij

Reperi i njohur amerikan Snoop Dogg ishte një nga fytyrat e njohura që ra në sy me pjesëmarrjen e tij në stafetën e pishtarit olimpik, pak orë para ceremonisë së hapjes. Reperi tërhoqi vëmendjen për mënyrën e veçantë të mbajtjes së pishtarit, i cili u shoqërua me lëvizje kërcimi qesharake.

Ky qëndrim i Snoop Dogg u bë viral në rrjetet sociale, ku disa përdorues kanë prezantuar foto të edituara në formën e memeve në të cilat kanë zëvendësuar pishtarin me… një cigare hashashi.

living.al