Skulpturat e Brad Pitt, tashmë në një ekspozitë arti

Skulpturat e Brad Pitt janë aktualisht të ekspozuara në një muze arti në Finlandë. Aktori është bashkuar me kantautorin Nick Cave dhe artistin Thomas Houseago për të prezantuar ekspozitën WE.

Ekspozita u hap në Muzeun e Artit Sara Hildén në Tampere, Finlandë. Ajo paraqet skulpturat së bashku me qeramikën e Cave. Gjithashtu janë dhe pikturat/skulpturat e Houseago.

Skulpturat e Brad Pitt në espozitën e artit

Sipas një njoftimi për shtyp, ekspozita shënon herën e parë që Cave de Pitt kanë ekspozuar veprat e tyre të artit.

“Jam shumë e lumtur dhe krenare që Thomas Houseago vendosi të sjellë WE në Tampere”, tha Anna-Kaisa Ikonen, kryetare e Bashkisë së Tampere. “Është gjithashtu emocionuese të përjetosh një anë artistike të Nick Cave dhe Brad Pitt. Ne japim një mesazh të fortë për të punuar së bashku, duke krijuar diçka të re dhe një ndjenjë komuniteti që është në përputhje me Tampere”.

Fotografitë nga ekspozita të shpërndara në Instagram nga artistja, deBranne Treu, shfaqën disa nga veprat artistike të Pitt, të cilat përfshijnë plumba të kristalizuar në silikon dhe një shtëpi në miniaturë të bërë nga lëvorja e pemëve.

“Mbrëmë festuam shfaqjen e parë të artit të mikut tonë, Brad Pitt dhe të gjithë u mahnitën. Të thuash se puna e tij është e mrekullueshme është një nënvlerësim. Ai është një artist i vërtetë që krijon nga pasioni dhe dëshira ekstreme. Përkushtimi për zanatin e tij është përulës dhe frymëzuese”, ka shkruar ajo në mbishkrim. “Nuk mund të shpreh sa krenare jam për mikun më të mirë të bashkëshortit tim (Jarred Land)”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 15 janar./ Lapsi.al