‘Skandaloze, shkoi në Durrës për plazh’/ Filluan kunjat, Arbana Osmani nuk ia përton Aulona Mustës, ia ngul thumbin: Sa xheloze të ka bërë karantina… Ndërhyn edhe Xhemi

Moderatorja Arbana Osmani ka postuar një foto të vjetër të saj në ashensorin e punës, duke i pyetur ndjekësit se çfarë u mungonte më shumë nga jeta e përditshme.

Pikërisht kur mendonimin se karantina do të nxirrte anën më të mirë të personazheve më të njohura shqiptare, ma është provuar e kundërta. Ngacmimet dhe thumbat në distancë kanë nisur edhe pse nuk janë përmendur emra.

Moderatorja Arbana Osmani ka postuar një foto të vjetër të saj në ashensorin e punës, duke i pyetur ndjekësit se çfarë u mungonte më shumë nga jeta e përditshme.
Sigurisht që nuk kishte si mungonte komenti i mikeshës së saj më të mirë, Xhemi Shehut, e cila e ‘kritikoi’ për veshjen e saj, duke marrë parasysh që po shkonte në punë. Dhe sigurisht që Arbana ka gjetur rastin që të thumbojë me atë rast edhe moderatoren tjetër, Aulona Mustën, e cila e kritikoi për sjelljen gjatë karantinës.

KOMENTET:
Arbana Osmani: Më mungon të shkoj në punë dhe të bëj fotot më idiote në ashensorin më të ngadaltë në botë. Çfarë iu mungon më shumë juve? Shumë dashuri

Xhemi Shehu: Ti qofsh që shkon në punë me shalë jashtë

Arbana Osmani: Apapap sa xheloze të ka bërë karantina ty edhe disa

Ditën e sotme, gjatë një video-live, Aulona Musta u shpreh tejet e zhgënjyer që Arbana kishte dalë për të shijuar fundjavën në plazhin e Durrësit, ndërsa ndjekësit e saj i këshillonte që të mos dilnin nga shtëpia. Megjithatë asnjë prej dy moderatoreve nuk ka përmendur emër, tashmë është shumë e qartë që thumbat po gjuhen nga të dyja palët.

(k.m/dosja.al)