Skandali/ Si u ndalua të mos shohë filmin ku luan vetë, flet Ndriçim Xhepa
Teksa po jepej premiera e filmit ‘Delegacioni’ ku ai është një ndër aktorët kryesorë, aktori i njohur Xhepa është ndaluar të futet në sallw, pasi nuk kishte biletë. Menjëherë kanë ndërhyrë organizatori i festivalit dhe Drejtor i Qëndrës për Kinematografinë, të cilët i kanë kërkuar aktorit të futet brenda. “Nuk hyj se nuk kam biletë. E kam parë tre herë filmin, nuk dua ta shoh më. Do rrij jashtë të pi një kafe”, ka thënë aktori të cilin kanë tentuar ta fusin me zor në kinema. Pasi kanë arritur ta bindin Xhepën të futet në kinema, rojet e kinemasë i kanë kërkuar falje duke i thënë se nuk e njohën./Syri.net