S’ka marrë ende unazë fejese, e dashura e Gaz Pajës e pranon kështu lidhjen me aktorin

Gaz-Paja-2

Prej disa kohësh, aktori i njohur Gaz Paja ka pohuar se po shijon një histori dashurie me një vajzë bjonde. Ai bëri pak muaj më parë një deklaratë të rrallë për partneren, duke e cilësuar atë si “e bukura e dheut”. “Nuk kemi akoma as bashkëjetesë, as unazë. Jemi në procesin e njohjes, mirë po shkon. Unë jam tip impulsiv, ajo është ndryshe, që është diçka shumë e mirë. Ndihem vërtet mirë”, u shpreh gjatë intervistës së fundit aktori. Pavarësisht se aktori nuk dha asnjë detaj, mediat zbuluan në atë kohë se partnerja e tij quhet Ira Seferi dhe teksa gjithmonë janë munduar t’i fshihen “paparazzit” së fundmi ata u fotografuan çift dhe këtë foto e publikoi vetë Ira në Instagram, duke pranuar kështu publikisht lidhjen me aktorin, shkruan Opinion.al. Ajo nuk shkroi gjë tjetër përveç se një zemër emoji të kuqe që do të thotë se ata janë një çift që duhen shumë.