Sipas studimeve, gratë mbi 50 vjeç janë më të lumtura dhe ja pse

Një fakt interesant është se numri i martesave mbi 50 vjeç po rritet. Edhe pse mund të duket e çuditshme në fakt është një shenjë e mirë që gratë kanë një pikëpamje pozitive për ndryshimin e jetës së tyre. Bright Side sjell disa arsye pse gratë mbi 50 vjeç janë më të lumtura e domosdo edhe më të pjekura.

Rreth moshës 37 vjeç ose më lart mund të jeni duke përjetuar një krizë të moshës së mesme. Je e e paqartë për drejtimin e jetës tënde, e pakënaqur me jetën në përgjithësi ose e mbingarkuar nga punët. Ndërsa burrat kanë tendencë të gjykojnë veten e tyre bazuar në mungesën e arritjeve në punë, gratë zakonisht fillojnë të vlerësojnë dhe të vënë në dyshim performancën e tyre si gra dhe nëna.

Një studim sugjeron që lumturia është “në formë U” gjatë jetës sonë. Lumturia ndjek një kurbë në formë të U-së në jetën e një personi. Zakonisht, në rini je e lumtur, pastaj përballesh me krizën e mesme për rreth 2 dekada. Dhe pastaj gjërat fillojnë të duken mirë kur mbush 50.

Në këtë moshë, gratë janë të lirë nga barra dhe shqetësimi për të pasur një familje të re, për të arritur nivele më të larta në karrierën e tyre dhe për të sakrifikuar kënaqësitë për një jetë të rehatshme. Kjo është arsyeja pse gratë janë më të lumtura në të 50-tat e tyre. Zakonisht, Sipas studimeve, teksa stresi zvogëlohet me kalimin e kohës dhe zhgënjimet mbeten pas gratë në të 50-tat rizbulojnë paqen, pasi lumturia lulëzon së bashku me përvojat e reja dhe vetëvlerësimin. Thjesht vini re se si të bëhesh i pjekur me kalimin e kohës është kaq e rëndësishme që gratë të bëhen më të lumtura dhe më të guximshme. Në këtë moshë ke dhe më shumë liri, është koha kur fëmijët largohen nga foleja dhe gratë kanë më shumë kohë për t’u përqendruar në vetvete dhe për t’u argëtuar më shumë.

Thjesht hidhni një sy se si të famshmet si Jennifer Lopez, Julia Roberts dhe Jennifer Aniston duken tani. Mbi të gjitha, vitet e arta quhen “të arta” për një arsye shumë të veçantë!