Sipas Arbër Hajdarit, këta janë 3 finalistët e ‘BBVA’: A jeni dakord?

I ftuar në “Wake Up”, Arbër Hajdari foli sigurisht, edhe për lojën e “Big Brother VIP Albania”.

Si opinionist i reality show-t, ai ka krijuar një mendim të qartë për atë se cilët mund të jenë finalistët, veçanërisht për dy prej tyre.

“Mendoj që është pa diskutim Luizi i pari, e dyta Olta dhe së treti po them Qetsori”, u shpreh ai.

Më tej shtoi:

“Po them Qetsori në këtë fazë të lojës që jemi, por aty gjërat ecin shumë shpejt, aty situatat shkojnë shumë shpejt. Qetsori sot është mirë, po mundohet të bëjë lojë, javës që vjen mund të bëjë një budallallëk dhe mund të humbë çdo gjë që ka krijuar deri më tani. E njëjta gjë vlen edhe për banorët e tjerë. Po të jap tre emra, por do doja të kisha dhënë dy.”

Anabelmagazine