Sinan Hoxha dhe Andrra Destani prindër për herë të dytë?
Sinan Hoxha dhe gruaja e tij Andrra Destani, pasi u bënë prindër të një djali simpatik me emrin Ansi, po planifikojnë fëmijën e tyre të dytë. Çifti i famshëm që para tri vitesh lidhën kurorë në një dasmë VIP dhe tejet luksoze, nuk e mohojnë që duan të kenë ende fëmi. Kështu të paktën deklaron Andrra, e cila iu është përgjigjur fansave të saj në Instagram, të cilët e kanë pyetur edhe për familjen dhe në ka plan ta zgjerojë atë. “Kur të jetë kësmeti”, ka shkruar Andrra në përgjigjen e një fansi që e ka pyetur e kur mendon ta bëjë fëmijën e dytë, sipas Prive. Ndërsa ka thënë se do donte një motër për Ansin dhe do donte të ishte nënë e një vajze.