
Sinan Hoxha i bën surprizë gruas për ditëlindje
Sot feston ditëlindjen Andrra Destani. Në minutat e parë të kësaj dite, surprizë mori nga bashkëshorti i saj Sinan Hoxha.
Këngëtari përgatiti një festë për të ku morën pjesë miqtë e tyre. Në një video të cilën e ka postuar Sinani, shihet një dekor i bukur dhe një tortë speciale për Andrrën. “Gëzuar ditëlindjen dashuri!”, ka shkruar ai mbi video. Kujtojmë që çifti janë prindër të një djali i cili erdhi në jetë vite më pare, shkruan Prive.