“Siganos Music”, Studio më e madhe në Greqi bashkëpunim me Devis Xherahun, lançohet hiti i ri “Like” (VIDEO)

Këngëtari i njohur shqiptar Devis Xherahu ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore. Atij i është bërë një ofertë nga një studio shumë e madhe në Greqi e quajtur Siganos Production me qendër në Athinë.

Xherahu ka një karrierë të gjatë muzikore në Greqi dhe Shqipëri dhe pas vlerësimit që i është bërë punës së tij, studio muzikore greke ka vendosur të bëjë një bashkëpunim me Devis Xherahun. Kënga quhet “Like” dhe është xhiruar një Shqipëri.

“Pasi panë ecurinë e karrierës time në Greqi, pasi unë kam pasur karrierë në muzike edhe në Greqi dhe e kam thashme edhe në Shqipëri, sepse karriera ime ndahet midis dy shteteve Shipëri dhe Greqi, ata vendosën në bashkëpunim me producentin tim Lefteris Pantazis që të më besonin një këngë mua të cilë e realizuam. Kënga quhet “Like”, videoklipi u bë në Shqipëri nga Max Production dhe le ta quajmë një kooperim shqiptaro- grek, domethënë kënga është greke por klipi u realizua nga shqiptarë.” – ka thënë këngëtari.

Padyshim që kënga do të jetë një sukses i vërtetë dhe do të pëlqehet shumë, ashtu si çdo projekt tjetër muzikor i tij. Nuk na mbetet asgjë tjetër veçse t’i urojmë fat dhe sukses Devis Xherahut në këngën e tij të re të quajtur “Like”.