“Si vura bombën tek “Sami Frashëri”, rrëfimi i gazetares që sot është nënë

 

Në një rrëfim të fundit, në 20-vjetorin e Top Albania Radio-s, Rudina Demneri që njihet si Paloma tha për “Thumb” se, nëse do t’u kthehej viteve pas, nuk ka ndonjë peng të madh për kohën kur ishte 20-vjeçare. Vetëm se, e pyetur për gabimin më të madh kur ishte në këtë moshë, Paloma rrëfen: “Kam vënë bombën te Sami Frashëri, një gabim kam bërë unë lale!”.
Sot, edhe me moshën që ka, Paloma është e lumtur. Ka ndërtuar familjen e saj, ndaj edhe, siç thotë ajo: është ‘high’. Por ama, ka qenë dhe vazhdon të jetë vajzë e prapë: “Uroj që vajza të mos më ngjajë…” – thotë me të qeshur. Edhe sot, Paloma blen rrobat, bashkëshorti paguan faturat….”.