Si të mos mjaftojë Brad, pranë tij edhe Bradley, dopio pamje seksi në një stadium

Dy beqarët më të dëshiruar në histori, së bashku në shkallët e një stadiumi
Brad Pitt dhe Bradley Cooper u fotografuan në mbylljen e ‘US OPEN’, të dy së bashku duke qëndruar e shijuar lojën e fundit të sezonit. Brad ishte i veshur me një kapele (kovë) të bardhë dhe syze të errëta, dhe Cooper me një këmishë blu, pa u përpjekur fare që ta mbulojë fytyrën.

Ata janë fotografuar duke biseduar, e komentuar pikët e ndeshjes, ndërsa herë-herë shprehnin entuziazmin. Dy aktorët janë miq shumë të mirë dhe padyshim dy meshkujt më të diskutuar dhe pëlqyer në botë./revistawho.com