Si të mbani gjallë jetën seksuale edhe pse me tre fëmijë, ‘sekretin’ jua zbulon John Legend!

John Legend zbuloi se si ai dhe bashkëshortja e tij Chrissy Teigen e mbajnë “jetën e tyre seksuale të gjallë” me tre fëmijë ‘nëpër këmbë’. I ftuar në podcast-in “Call Her Daddy” të mërkurën kur u pyet për sekretin e tij për seksin “e zjarrtë”, ai u shpreh:

Mbyllni derën nëse keni fëmijë. Fëmijët tanë kanë një mënyrë për të gjetur rrugën e tyre në dhomën tonë, kështu që nëse duam ndonjëherë të kalojmë mirë, duhet të mbyllim derën.

Diku tjetër në intervistë, ylli i “La La Land” i tha prezantuesit Alex Cooper se sensi i humorit të Teigen ishte cilësia e saj “më e nxehtë”:

Ndoshta është e qartë, por ajo më bën të qesh gjatë gjithë kohës dhe mendoj se kjo thjesht ndryshon gjithë botën tënde kur ke dikë rreth teje që të bën të qeshësh. Edhe kur kaloni nëpër gjërat më të këqija… kur [partneri juaj] ka një sens humori, thjesht e bën jetën më të mirë, me të vërtetë po.

Deklarata e Legend vjen dy muaj pasi këngëtari i hitit “All of Me” 44 vjeç dhe modelja 37 vjeç, mirëpritën fëmijën e tyre të tretë, një vajzë të quajtur Esti. Në një foto ku shfaqet me fëmijët e saj në krahë, Chrissy shkroi:

Shtëpia është plot lëvizje dhe familja jonë nuk mund të ishte më e lumtur. Babi derdh lot gëzimi çdo natë duke parë Luna-n dhe Miles-in kaq të mbushur me dashuri. Ne jemi në kulmin e lumturisë.

Ardhja në jetë e Esti erdhi më shumë se dy vjet pasi çifti humbi djalin e tyre, Jack, në atë që Teigen zbuloi më vonë se ishte një “abort që i shpëtoi jetën”. Ylli i “Chrissy’s Court” tha se Luna dhe Miles “nuk e kuptojnë plotësisht” atë që ndodhi në shtator 2020, por familja “flet shumë për këtë”, i tha ajo ‘Scary Mommy’ në 2021. Teigen dhe Legend u martuan në shtator 2013 dhe do të festojnë 10 vjetorin e martesës këtë vit.

Top Albania Radio