Si ta vishni xhaketën e zezë xhins për çdo rast: Ja 10+ kombinime

Bluja te materiali xhins është një gjetje klasike që mund të vishet pothuajse me çdo gjë, por nëse doni një stil të veçantë për çdo rast, zgjidhni nuancën e zezë. Një xhaketë xhins e zezë është ajo që ju duhet për një look të sofistikuar, thonë stilistët. Mund të jetë një darkë gjysmë formale, një drekë me miqtë që kërkon praktikisht një veshje më casual, ka shumë momente ku mund të zgjidhni një xhaketë të zezë xhins, mjafton që ta kombinoni në mënyrën e duhur.

Po kërkoni një stil më të shpenguar? Kombinojeni xhaketën e zezë më një palë xhinse, si edhe një bluzë të thjeshtë. Do shkoni në një restorant elegant? Hidhni një xhaketë të zezë supeve mbi një fustan të ngushtë dhe një palë taka të lezetshme dhe do të shkëlqeni në çdo detaj të veshjes tuaj. Ka shumë opsione për të gjitha shijet, pavarësisht nëse jeni minimaliste në detaje apo kërkoni protagonizëm me çdo kusht.

Nëse jeni në kërkim të disa ideve IN, ja 10+ kombinime të bukura sesi ta vishni në mënyrën e duhur një xhaketë të zezë xhinsi.

#1 Pantallona të zeza xhins

#2 Fustan njëngjyrësh

#3 Përshtateni si një fustan të shkurtër me rrip në mes

#4 Me xhinse blu

#5 Pantallona të gjera

#6 Fund të gjatë xhins

#7 Detaje pellushi

#8 Golf të zi

#9 Fustan të gjatë

#10 Minifund me motive vijash

#11 Si një korse

#12 Fustan me lule

Burimi: Instyle

Anabelmagazine