
Si rrallëherë, Julia Roberts publikon foton e binjakëve të saj
Julia Roberts është nënë e dy djemve të moshës 19-vjeçare, të cilët i ka ruajtur larg syrit të publikut. Por me rastin e ditëlindjes së tyre, aktorja ka publikuar një foto shumë të rrallë të binjakëve të saj, Hazel dhe Phinnaeus kur kanë qenë foshnje.
“19. Nuk ka fjalë për gëzimin dhe bukurinë e jetës së bashku”, shkruan Julia.
Vitin e kaluar duke folur për “CBS Sunday Morning”, aktorja tha se aktrimi ishte “një ëndërr e bërë realitet”, ndërsa tregoi edhe ëndrrat e tjera të saj të realizuara.
“Jeta që kam ndërtuar me bashkëshortin tim. Jeta që kemi ndërtuar me fëmijët tanë. Dhe kjo është gjëja më e mirë”, tha ajo.
View this post on Instagram
Revista Who