Si është të jesh fëmija e ikonave si Jay-Z dhe Beyonce? Reperi zbulon gjithçka…

Fëmijët e Jay-Z dhe Beyoncé janë padiskutim fëmijët më me fat në planet për prindërit që kanë. Imagjinoni të jeni fëmija e ikonave si Jay-Z dhe Beyonce? Nuk ka dyshim se 9-vjeçarja Blue Ivy dhe binjakët tre-vjeç, Sir dhe Rumi në thelb fituan “lotarinë” e prindërve.

Së fundmi, Jay-Z ka zbuluar në një intervistë për “The Times” se pavarësisht se është një manjat, ai nuk përqendrohet në rritjen e fëmijëve për të ndjekur hapat e tij dhe të Beyoncé-s.

Në intervistën e rrallë, ai pranon se t’i shprehësh fëmijës tënd dashurinë është gjëja më e rëndësishme:

Të ndjesh që të duan është gjëja më e rëndësishme që i duhet një fëmije dhe jo t’i thuash: ‘Ky është biznesi që unë do të dorëzoj tek ty, që po krijoj për ty. Po nëse fëmija im nuk dëshiron të jetë pjesë e botës së muzikës apo sportit? Por për sa kohë që fëmija juaj ndihet i mbështetur dhe ndihet i dashur, unë mendoj se gjithçka është e mundur.

Blue tashmë po ndjek hapat e prindërve të saj. Ajo mori pjesë në videoklipin e nënës së saj, “Brown Skin Girl”, ku gjithashtu shkroi një varg për të. “Black Is King” fitoi çmimin “Grammy” për videoklipin më të mirë, duke e bërë Blue personin e dytë më të re në moshë që fitoi një “Grammy”.

Blu gjithashtu mund të kërcejë si këngëtarja e “Drunk in Love”, mamaja e saj. Gjyshja e saj Tina Lawson ndau një video të Blue në Instagram duke treguar lëvizjet e saj. Ajo publikoi videon duke shkruar se:

Kjo është Blu, por ju betohem se duket si Solange në moshë të saj kur kërcen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tina Knowles (@mstinalawson)

Ndërkaq, Jay-Z ka përfunduar intervistën e tij duke thënë se:

Qëllimi është që ne të sigurojmë një ambient të dashur për fëmijët, të jemi shumë të vëmendshëm ndaj asaj që ata duan të jenë. Është e lehtë për ne, si qenie njerëzore, të dëshirojmë që fëmijët tanë të bëjnë gjëra të caktuara, por nuk kemi ide të qarta. Ne jemi thjesht udhëzues.

Top Albania Radio