Si e bën jetën në Dubai grimierja e njohur e VIP-ave, Merita Merja
Grimierja e njohur shqiptare Merita Merja momentalisht ndodhet në Dubai.
Mjeshtrja e grimit është zhvendosur atje për të dhënë mësime private për parukeri & make up për shqiptarë dhe vendase atje.
Ndërkohë artistja e grimit ka gjetur edhe pak kohë për veten, për të pushuar pasi këtë sezon vere ishte shumë e angazhuar për përgatitjen e nuseve të shumta, mes të cilave shumë nuse VIP.
Merita ka postuar disa foto nga momentet e saj të relaksit në Dubai, ndërkohë që ndjekës të shumtë e kanë komplimentuar për pamjen e saj të kuruar dhe super në formë.