Shumë të ftuar në dasmën e Arbër Hajdarit, por vëmendjen e mori Lori Hoxha (foto)
Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera Devolli po kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare. Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia e martesës në qytetin e nuses, Pejë, nga ku Arbri publikoi vetëm një foto nga përgatitjet.
Ajo që ra në sy veç nuses, vajza e një bisnesmeni të fuqishëm nga Kosova, ishte mikja e saj e ngushtë, trashgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha.
Ajo kishte veshur një fustan të zi, me doreza të zeza dhe një çantë me gurë të ndritshëm, të cilat binin në sy. Ndërkohë, mbrëmjen e sotme pritet të vijnë krushqit nga Kosova, në dasmën e organizuar nga Arbër Hajdari.
Mësohet se sonte në dasmë do të interpretojnë disa emra të njohur këngëtarësh si Anxhela Peristeri, Klajdi Haruni, Valbona Mema, Gena dhe shumë të tjerë.
Ndërkohë, më herët u publikuan edhe disa foto të Vlerës si nuse dhe të gjithë arritën të dallonin që tek ajo dominonte thjeshtësia.
Kujtojmë që bukuroshja është vajza e një biznesmeni në Kosovë dhe ajo prej disa muajsh është shpërngulur në Shqipëri, ku po bashkëjeton me ish-opinionistin e “Big Brother VIP”./