Shumë shpejt partneren e Shpat Kasapit do e shohim me fustanin e nusërisë (FOTO)
Në dhjetor të vitit të kaluar, këngëtari i njohur Shpat Kasapi u fejua me partneren e tij, Selvija. Madje ata kanë dhënë edhe intervistën e tyre të parë së bashku, ku kanë zbuluar mjaft detaje nga marrëdhënia e tyre.
Të ftuar në emisionin “Roped With Olsi”, partnerja e Shpatit tha se është njohur për herë të parë me të, kur ai e mori si grimiere në një nga videoklipet e tij. Pas atij takimi rastësor lindi një miqësi mes tyre, e cila më pas u kthye në një dashuri të bukur.
Selvija madje rrëfeu edhe marrëdhënien që ka me nënën e partnerit, ku tha se e ka si shoqe të ngushtë dhe se ajo e ka ndihmuar shumë në lidhje me këngëtarin.
E teksa çdo gjë duket bukur, duket se ata kanë marrë edhe hapin e madh. Duket se Shpati dhe Selvija do ti japin fund beqarisë. Këtë e ka zbuluar aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja.
Ky i fundit ka festuar një ditë më parë ditëlindjen dhe ka zbuluar se ka marrë një dhuratë shumë të bukur.
“Kjo është dhurata më e bukur që mora për 35-vjetorin, që ju do martoheni shumë shpejt! Rrofsh vëllai im Shpat, Selvija je motër”– shkruan Rezarti në postimin në fjalë.
Ndërkohë ende nuk dihen detaje të tjera, por duket se shumë shpejt Selvijen do ta shohim me fustanin e bardhë të nusërisë.