Shtëpia me 128 dhoma e Donald Trump në Mar-a-Lago. Hidhni një sy brenda resortit përrallor që qytetarët nuk e kanë parë kurrë (FOTOT)
FBI ushtroi kontrolle në rezidencën e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, të hënën e kaluar. Me gjithë ndikimin politik që ka pasur ky lajm, ajo që të bën përshtypje sapo përmendet rezidenca dhe foto që përdoret në artikujt në mediat e huaja, është madhështia që ka ky resort.
Emri i resortit në spanjisht do të thotë “deti në liqen”
Gjatë presidencës së Trump, resorti shpesh quhej “Shtëpia e Bardhë e dimrit”.
Në këtë artikull, sjellim foto që tregojnë se si është ky resort nga brenda, të cilat businessinsider i ka përshkruar me detaje.
Mar-a-Lago ka pritur gjatë këtyre viteve një numër vizitorësh, personalitete, me poste shumë të larta, pasi resorti ka shërbyer gjithmonë si vendi i “arratisjes” së familjes Trump në fundjavë.
Trump ka pritur gjithashtu liderë botërorë në resort, mes tyre presidentin kinez Xi Jinping dhe ish- kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe.
Donald Trump jashtë hyrjes së Mar-a-Lago më 21 dhjetor 2016
Kompleksi gjigand u ndërtua në fillim të shekullit të 20-të. Aty familja Trump ka organizuar festa të mëdha dhe gjithashtu ndeshjet e Super Bowls së bashku me anëtarët e klubit privat.
Mar-a-Lago Club është një pronë e cila shtrihet në një sipërfqe prej 20 hektarësh me 128 dhoma.
Trashëgimtarja e Post Cereal e ndërtoi atë në 1927.
Ai përfshin të gjithë gjerësinë e ishullit ku ndodhet Palm Beach, duke u shtrirë nga Oqeani Atlantik deri në Rrugën Ujore Intrabregdetare.
Resorti Mar-a-Lago i Presidentit Donald Trump përballet me Oqeanin Atlantik në lindje dhe Rrugën Ujore Bregdetare në perëndim
Trump e bleu pronën me të gjitha mobiljet e saj antike në 1985 për 8 milionë dollarë.
Sot, resorti shërben si shesh lojërash për familjen Trump, por është gjithashtu i hapur për njerëzit që paguajnë për një anëtarësim në klub.
Në vitet 1990, anëtarësimet kushtonin 50,000 dollarë, por ato u rritën në 200,000 dollarë pas zgjedhjes së Trump si President.
Të anëtarësuarit mund të hyjnë në pishinat, plazhet, sallat e ngrënies dhe dhomat private të klubit. Ata gjithashtu mund të japin me qira zona të resortit për dasma, apo festa të tjera dhe mbrëmje gala bamirësie.
Ushqimi në eventet e mbajtura në resort përgatitet nga një ekip kuzhinierësh ekspertë.
Për shkak të terrenit të sheshtë dhe hapësirës, Trump mund të fluturojë me helikopterin e tij nga resorti.
Mar-a-Lago është bërë sinonim i stilit të jetesës luksoze të Trump.