Shtëpia “e çuditshme” e Gigi Hadid
Gigi Hadid, përveçse një nga emrat më të rëndësishëm të industrisë së modës, duket se paska një pasion të madh për dekorimin. Modelja e njohur ka bërë vetë të gjitha arredimin e apartamettit të saj, me disa zgjedhje të guximshme, që në fakt konsiderohen nga shumë, ashtu siç kemi quajtur në titull, “të çuditshme”. Meqë ra fjala nëse doni të lexoni më shumë për atë që përflitet më shumë Hadid këto kohë në media, pritjen e ëmbël, mund të klikoni këtu.
Qoshet e shtëpisë së saj ajo i ka ndarë në një postim në Instagram, ku tregon se të gjithë vitin që shkoi e ka kaluar duke u marrë pikërsht me këtë projekt, krijimin e shtëpisë së ëndrrave. E gjitha kishte mbaruar para se të niste pandemia dhe modelja ta kalonte karantinën jashtë qytetit ku jeton, megjithatë tani është kthyer dhe po e shijon atë që ka krijuar. Le të shohim më në detaje si është apartamenti i saj:
Kjo është dhoma e ndenjes, e cila ka në qendër një divan “Missoni”, të mbuluar me jastikë nga “Jean Paul Gaultier”. Interesante janë edhe detajet e vogla mbi tavolinë. Edhe vetë tavolina fundja.
Në mure mund të shohësh copëza arti të ndryshme, si kjo:
Në kuzhinë gjërat bëhen interesante, duke nisur me vazon me topa bilardosh mbi tavolinë.
Disa prej rafteve të kuzhinës janë të dekoruara me makarona të ngjyrosura. Jo, nuk janë vetëm fasadë, janë vërtetë të mbushura me makarona, të cilat nuk e dimë nëse janë të ngrënshme apo nëse Gigi i ndërron sa herë ndërrohen stinët.
Më shumë makarona aty lart:
Kjo është një pamje nga dollapi i saj, që sigurisht nuk është thjesht një dollap ku lë disa rroba.
Sërish zgjedhje e guximshme për tapetet e shkallëve.
Dhoma e gjumit është plot me ngjyra dhe art siç mund ta shihni.
Banjoja kryesore është vendi ku unë do rrija më shumë në këtë shtëpi, nëse do kisha mundësinë ta vizitoja.
Banjoja tjetër është e mbushur me koverat e revistës “New Yorker”, por dyshoj që dikush mund t’i lexojë.
Oh po, është edhe ky stilolapi gjigand i vendosur pranë banjos, më i madh se dera.
Pra me pak fjalë, Gigi ka bërë shumë qejf kur ka dekoruar shtëpinë, tani të shohim ç’do bëjë me dhomën e gjumit të fëmijës që do të vijë së shpejti. Ndoshta jo kaq e guximshme në zgjedhje.
/News31.al