Shtatzënë për herë të tretë? Fotot e Fjolla Morinës për Shën Valentin i bëjnë fansat të dyshojnë

Në fotot e publikuara në ”Instagram’, ata kanë nisur të dyshojnë se ajo është shtatzënë në pritje të fëmijës së tretë.

Këngëtarja Fjolla Morina ka publikuar së fundmi disa fotografi në të cilat shihet e veshur me një fustan të kuq të shkurtër që i znjerr në pah format trupore.

Ndjekësve të Fjollës ju ka rënë në sy barku i saj, që duket paksa më i fryrë se zakonisht. Në fotot e publikuara në ”Instagram’, ata kanë nisur të dyshojnë se ajo është shtatzënë në pritje të fëmijës së tretë.

“A je shtatzënë se si shumë të paska dal barku”, i ka komentuar dikush Fjollës.Ndërsa një tjetër e ka uruar direkt këngëtaren duke shkruar: “Urime shtatzënia”.

Fjolla është nënë e dy vajzave, Ledjana dhe Alayah. Ajo vazhdon të jetë në kërkim nga policia, por ajo po shijon në maksimum jetën në arrati. Mbrëmjen e djeshme këngëtarja festoi Shën Valentinin me partnerin e saj, Fisnik Syla.

(kle.mu./dosja.al)