
Shtatzënë në muajin e katërt, zbulohet gjinia e fëmijës së Jona Spahiut
Para pak ditësh Jona Spahiu konfirmoi lajmin se së shpejti do të martohet me biznesmenin, Frenkli Ymeri. Ajo është kthyer në qendrën e vëmendjes mediatike për dyshimet e një shtatzënie të mundshme. Sipas burimeve pranë çiftit moderatorja e njohur është në muajin e katërt të pritjes së ëmbël, shkruan Who. Konfirmim zyrtar nga ana e Jonës nuk ka ende, por në ‘Chaud Patate’ sot është zbuluar se çifti është në pritje të një djali. Kujtojmë se aktualisht dy të rinjtë janë duke u përgatitur për dasmën që do të mbahet më 10 qershor.
