Shtatzënë në moshën 54-vjeçare, aktorja pret fëmijë me të dashurin 15 vite me të ri

Është 54 vjeç, por mosha nuk e pengon aktoren e filmit “Rocky IV” dhe “Cobra” të bëhet nënë për herë të pestë. Bëhet fjalë për Brigitte Nielsen, aktorja që në vitet 80′-90′ bënte namin. Brigitte ka dhënë dje lajmin se është në pritje të ëmbël duke postuar një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur teksa mban duart tek barku, sipas Xing.al. “Familja po rritet”, shkruan aktorja në përshkrimin e fotos duke i habitur të gjithë me këtë lajm e duke marrë shumë urime. Vite më parë Brigitte Nielsen ka qenë e martuar me Sylvester Stalone ndërsa sot me Mattia Dessi, 15 vite më i ri se ajo.