“Shtatë vite më parë …”- Justin Bieber kujton periudhën e errët të jetës së tij: Nuk jam krenar, por isha i zemëruar dhe i lënduar. Ja mesazhi për fansat

Shtatë vite më parë, Justin Bieber u vu në pranga pasi u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe pa patentë në Miami, si edhe i bëri rezistencë ndaj policisë në momentin e arrestimit.

Në atë kohë, këngëtari i famshëm ishte vetëm 19-vjeç dhe në përvjetorin e kësaj ngjarje aspak të këndshme për të, ylli i popit ka bërë një reflektim në një postim në Instagram.

Ai publikoi një imazh me pranga në duar dhe shkroi: “7 vite më parë, në këtë datë, unë u arrestova. Nuk ishte momenti im më i mirë.”

Justin Bieber u shpreh se nuk është krenar për veprimet e tij, por në atë periudhë ishte “i lënduar dhe i zemëruar”.

“Aspak krenar për atë çfarë po kaloja. Isha i lënduar, aspak i lumtur, konfuz, i zemëruar, i mashtruar, i keqkuptuar dhe i zemëruar me Zotin. Gjithashtu vishja shumë lëkurë për dikë që jeton në Miami. E gjitha kjo është për të treguar se Zoti kishte rezervuar një rrugë të gjatë për mua. Unë kam kuptuar diçka .. Zoti ishte aq afër meje atëherë sa është tani. Inkurajimi im për ju është që të lini të kaluarën tuaj të jetë një kujtesë se sa larg ju ka sjellë Zoti. Mos lejoni që turpi të shkatërrojë të sotmen tuaj. Ju dua të gjithëve me gjithë zemër”– përfundoi Justin Bieber.

/Panoramaplus.al