Shqiptari që u shpall Kampion Europe/ Njihuni me peshëngritësin Briken Calja
Briken Calja, pasi mori medaljen e artë në stilin e shkëputjes është shpallur Kampion Europe edhe në stilin e shtytjes. Tashmë peshëngritësi do të marrë edhe medaljen e artë në dygarësh.
Sipas Ballkanweb, Calja, arriti të siguronte dje medaljen e arit në stilin e shkëputjes në peshën 69kg, pasi kapi vendin e parë me 146 kg të ngritura, duke u shpallur kështu kampion Europe.
Një paraqitje mjaft e mirë e peshëngritësit në Europianin që po zhvillohet në Rumani. Kujtojmë se para se të merrte pjesë në garë Calja kishte premtuar se do të sillte medalje nga Bukureshti. Po në këtë peshë, 69kg, garon edhe peshëngritësi tjetër kuqezi Arbër Çerçizi, që e mbylli stilin e shkëputjes në vendin e shtatë, me 135kg. Ai e nisi mirë gatën, kur ngriti 135kg në provën e parë, ndërsa në të dytën tentoi 141kg, por pa sukses. Në provën e tetë, Çerçizi tenton 142kg për të hyrë në zonën e medaljeve, por dështon.