Shpjegimi i ëndrrave erotike me kolegët e punës

Na ndodh që gjatë natës të shohim ëndrra të ndryshme, duke përfshirë edhe ato duke bërë seks me kolegë apo më ndonjë person tjetër.

Nëse ëndërroni duke bërë seks më kolegë, nuk do të thotë që ju e dëshironi me të vërtetë këtë gjë, përkundrazi, të ëndërrosh për një takim me kolegë mund të tregojë drejt aftësive dhe atributeve të vendit të punës që do të dëshironit t’i zotëroni vetë, sesa çdo gjë romantike.

Duke qenë vonë/duke harruar që ke punë

Këto ëndrra tregojnë që ju urreni të jeni vonë në punë. Këto ëndrra ju sugjerojnë që po harroni diçka apo diçka është duke munguar.

I/e zhveshur

Kjo është klasike, dhe ishte më e shpeshtë gjatë fëmijërisë, por për disa vazhdon edhe tek të rriturit. Kjo shpreh ndjenja të forta dhe një vetëbesim më stabil.

Duke bërë seks me kolegë

Kjo nuk do të thotë që kolegu ju tërheqë,këto ëndrra tregojnë që ky person ka atribute të mëdha në punë që do të donit ti kishit edhe ju.

I mbyllur në tualet apo në ashensorë

Kjo tregon ndjenjën tuaj që jeni ngecur në atë punë, dhe nuk keni mundësi të ecni përpara. Nëse kjo vazhdon ju keni nevojë që të ndryshoni disa gjëra në karrierën tuaj.

Bisedë me shefin tuaj

Nëse ndiheni që keni ngecura, pyetni shefin tuaj se çfarë mendimi ka me kontributin tënde në punë dhe a mendon që do të ngriheni në detyrë ndonjëherë. /lajmi.net