Shpërthen Klejti Mahmutaj: Ju tregoj për pazaret e pseudoartistëve, si e blenë finalen e “Kënga Magjike”
Edhe Klejti Mahmutaj me këngën “Më mbaj”, nuk ka mundur të dot të grumbullojë pikët e mjaftueshme nga kolegët për t’u klasifikuar në finalen e “Kënga Magjike”, që mbahet sot në “Pallatin e Kongreseve në Tiranë. I indinjuar dhe i zhgënjyer, Klejti ka ndarë me ndjekësit këtë status në facebook: “Rrugëtimi im” magjik” përfundoi në gjysmëfinale. Kolegët e nderuar që paskan dëgjuar me veshët mbrapa koke e mendjen tek pazaret kanë vënë firmen e tyre prej pseudoartistësh në ato fleta me të cilat kanë blerë finalen e tyre. Ky qenka arti shqiptar, nuk shkoke dot shumë larg nëse nuk di dhe pranon të besh kompromise, nëse nuk bëhesh si ata, nëse nuk këndon me pikë. Mesa duket zëri, talenti, interpretimi hidhen në kosh përpara pazareve. Suksese të gjithëve, e fitoftë më i miri!”, pëfundon Klejdi statusin e tij.