Shpat Kasapi prezanton për herë të parë të dashurën e tij

Kohët e fundit Shpat Kasapi është përfolur shumë për një histori dashurie që po përjeton, madhe edhe për planet për dasëm, megjithatë deri më sot identiteti i partneres së tij kishte mbetur mister, me vetë këngëtarin që nuk ka dashur ta bëjë pjesë të jetës publike.

I ftuar në puntatën e sotme të “Shiko kush Luan”, Shpati ndër të tjera ka zbuluar për herë të parë se kush është e dashura e tij. Ajo quhet Selvije dhe është shfaqur krah këngëtarit në “backstage”-n e emisionit, pjesë kjo që është risi për këtë sezon dhe synon pikërisht të zbulojë “sekretet” e të ftuarëve.

Siç shihet në foton e marrë nga “backstage” i programit, Selvija shihet një vajzë mjaft simpatike dhe dyshja shkojnë shumë si çift me njëri-tjetrin, edhe pse Shpati duket pak me nerva.

/News31