Shorti/ E bujshme, Tirana mund të luajë me Cervena Zvezdën nëse kalon Dinamo Tbilisin

Tiranën e pret një kundërshtar tejet i frikshëm, nëse kalon gjithmonë raundin e parë në Ligën e Kampioneve. Bardheblutë i presin në fazën tjetër kampionët e Serbisë Cervena Zvezda (Ylli i Kuq i Beogradit) ose Europa (Gjibraltar).

Në shortin e mbajtur aktualisht në Nion të Zvicrës për kompeticionet e futbollit europian për klube, fituesi i ndeshjes Tirana-Dinamo Tbilisi përballet direkt me fituesin e Cervena-Zvezda-Europa.

Crvena Zvezda ka një përvojë të gjatë në Ligën e Kampioneve ku ka luajtur dhe në fazën e grupeve në sezonet e fundit, ndërsa ka arritur të fitojë këtë kompeticion në vitin 1991.

PANORAMASPORT.AL