“Shoqëria është e mbushur me zvarranikë socialë”- Arjan Konomi poston videon thumbuese në Instagram, të gjithë mendojnë se e ka me Donaldin
Pasi pa videot e Borës që po e priste jashtë, Donaldi tha se i vinte keq që nuk e ka respektuar, por nuk la pa përsëritur se për Beatrix ka një pëlqim shumë të madh dhe është ajo që do. Historinë me Borën e quajti të mbyllur.
Telenovela Beartix-Donald, nuk ka lënë pa nxitur as reagimin e ish-opinionistit të “Big Brother’ dhe opinionistit aktual të “Për’puthen”, Arjan Konomi. Ai nuk përmendi emra konkretë, por në fjalën e tij tha se shoqëria është e mbushur plot me zvarranikë socialë që bëjnë gjithçka për famë dhe para, duke lënë të kuptohet se kjo video i adresohet pikërisht Donaldit.
“Pse po e bëj këtë story? Sepse mbas dilemës së madhe Hamletiane, që prej shekujsh njerëzit vrasin mendjen ti gjejnë një zgjidhje, një dilemë tjetër ka kapur njerëzimin sot, të duash apo të mos duash, apo të dish çfarë të duash? Do thoni ju shumë e vështirë është kjo e dyta, po për mua është shumë e thjeshtë, sepse njerëzit ngatërrojnë, apo përpiqen të të ngatërrojnë ndërkohë që e dinë shumë mirë se çfarë duan. E natyrisht dëshira, etja, mania për famë, njohje publike, për para, për vëmendje e nuk e di çfarë fjalësh të tjera të gjejnë i bëjnë njerëzit të mos dinë se çfarë të duan…Këta njerëzit janë kudo në shoqërinë shqiptare dhe është i vështirë ti kuptosh se të shfaqen me një servilizëm… duhet pasur shumë kujdes, sepse janë zvarranikë socialë, është e mbushur shoqëria jonë”- tha Arjani.
Ndër të tjera, në komentet që janë bërë vihet re që të gjithë e kanë kuptuar që ky mesazh është për Donaldin. Megjithatë vlen të veçohet njëri nga komentet e ish-moderatores, Albana Osmani, e cila ka komentuar “💯”.