Shoku i bankës së Arbanës pjesë e ‘Big Brother VIP’

“Big Brother VIP” ka nisur transmetimin dhe aktualisht ende po hyjnë banorët që do e mbushin shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Personazhi i 10-të që hyri në shtëpi, mund të mos jetë shumë i njohur për ne, sepse karrierën e ka nisur jashtë, por Arbanën prania e tij qe emocionuese që në fillesat e audicioneve.

Kledi Hysa është model dhe ish-futbollist, por edhe shoku i bankës së Arbanës. “Kledi ka qenë shoku im i bankës në fillore dhe nuk jemi parë më, sepse ai iku në Austri, ndërsa unë këtu. U emocionova kur mora vesh që do jetë në Big Brother”, tha moderatorja.

“Big Brother” vazhdon dhe surprizat nuk kanë mbaruar./revistawho.com