Shokon gruaja shtatzënë e këngëtarit: Pse i sjellim në jetë këta monstra?!
Chrissy Teigen dhe John Legend shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të dytë. Rreth një vit më parë ata sollën në jetë një vajzë të quajtur Luna, ndërkohë që familjes tashmë do t’i shtohet një tjetër anëtar, që do të jetë djalë. Por vetëm disa ditë pasi publikoi gjininë e bebit, modelja e njohur ka shokuar opinionin publik me deklaratën e saj, me anë të një statusi në rrjetet sociale. “Ky bebi po ma merr jetën. Pi ujin tim, më lë të etur. Ha ushqimin tim, më lë të uritur. Më merr shëndetin tim, më bën të sëmurem. Pse i sjellim në jetë këta monstra që duan të na vdesin?”, shkruan Chrissy në Twitter.