Shkurti i dashurisë sipas Meri Shehut: Shën Valentini do të jetë i zjarrtë për tre shenja

Shkurti, muaji i fundit i dimrit do të jetë i mbushur plot dashuri. Planetet do të rreshtohen në mënyrë të tillë për ta mbyllur bukur këtë stinë dhe për të shijuar të gjithë ngrohtësinë e ndjesive të mira. Astrologia Meri Shehu, e ftuara e përhershme e të hënave në “Rudina” në Tv Klan, thotë se ditën e 14 Shkurtit, datën më të ëmbël të këtij muaji do ta shijojnë më së shumti një grup shenjash.

Meri Shehu: Mendoj që këto shenjat e Ujit do ta kenë më me fat këtë Shën Valentin, por nuk do rrinë jashtë loje edhe Luanët, Shigjetarët dhe Dashët. Drejtpërdrejt do ta marrin Peshqit, Gaforret dhe Akrepët.

Rudina Magjistari: Shenjat e Ujit pra për Shën Valentinin, do iu ecë më mbarë.

Meri Shehu: Po, jo se këta të tjerët… këta të tjerët do bëjnë zjarr, do flirtojnë, do kënaqen, do argëtojnë por ndjesinë e plotë ose kontaktin më të thellë do ta marrin ato./tvklan.al