Shkoi në Stamboll për qejf me të dashurën, moderatori xhiron episodin e parë të një seriali turk

Ka shkuar për qejf në Turqi bashkë me të dashurën e tij Genta Azemi për të shijuar disa ditë romantike në Stamboll të Turqisë, dhe do të çuditeni për mënyrën e veçantë si ka menduar ta ruajë këtë udhëtim në kujtimet si çift. Moderatori i njohur nga Kosova, Visar Kalludra ka publikuar një video shumë interesante në Instagramin e tij me mbishkrimin: “Së shpejti seriali më i ri në vend “Takimi në Bazaar” part 1. Në video, ai bashkë me të dashurën, Gentën shihen se kanë realizuar një episod special, duke inskenuar disa pjesë, ashtu siç zakonisht ndodh në serialet turke. Në të vërtetë, videoja duket mjaft profesionale, njësoj sikur të ishte vërtet episod seriali turk. “Ai momenti kur shkon në Turqi edhe vuan si në serial. Pjesët e tjera kqyrum kur tkem vakt. Në rolet kryesore: Genta Azemi Ablla dhe Visar Kalludra Abej”, përfundon statusin e tij, Visari. Vetëm para pak ditësh ai i bëri një dedikim special të dashurës, ku shprehej publikisht se kishte gjetur dashurinë e vërtetë.

Visar-Kulledra-1