Shkak fotot dhe videot intime në Instagram, sherr mes vajzave në bulevardin e Korçës, kapin shishet e qelqit dhe…

Një konflikt i rëndë ka ndodhur mes disa vajzave në Korçë pasditen e sotme, i cili ka degraduar deri në përdorimin e shisheve të qelqit, duke lënduar kështu njërën prej tyre.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokali tek bulevardi “Republika”.

Vajza e lënduar nga thyerja e shishes së qelqit, ndodhet në spital për mjekim.

Kjo e fundit dyshohet se administronte një faqe Instagrami, ku degradonte vajza të mitura me foto dhe video intime.

Dyshohet se kjo faqe është bërë molla e sherrit mes vajzave të përfshira në konflikt.

Kjo faqja administrohej nga e lënduara P.M., së bashku me një shtetase tjetër.

Sakaq, vajzat e tjera janë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

voxnews.al