Shiloh feston 14-vjetorin dhe Brad Pitt nuk mund të ishte më krenar se kaq
Brad Pitt raportohet se ndihet shumë krenar që e bija Shiloh është rritur teksa feston 14 vjetorin e lindjes.
Aktori 56-vjeçar i Hollivudit ka një marrëdhënie të fortë me Shiloh, pavarësisht ndarjes nga nëna e saj Angelina Jolie në 2016.
Ka patur fjalë se Shiloh dëshiron të jetojë me Brad më shumë seç qëndron aktualisht me të, por do ta shohë këtë mundësi pas kufizimeve nga koronavirusi.
‘Entertainment Tonight’ ka raportuar se një burim i afërt me aktorin ka thënë: “Të gjithë fëmijët kanë qenë në pritje të ditëlindjes së Shiloh. Brad është shumë krenar për Shiloh dhe për personin që është bërë. Ai e adhuron faktin që ajo gjithmonë është e sinqertë me veten dhe shumë e mirë me vëllezërit dhe motrat e saj.”
Burimi vazhdoi: “Ata janë gjëja më e rëndësishme për të. Ai u thotë miqve se mëson shumë për jetën nga fëmijët e tij.
Fëmijët kanë qenë në karantinë me Angelina-n në Los Angeles, por ka pasur raste kur Shiloh ka takuar Brad.