Shikoni sa ka ndryshuar modelja e famshme Nina Moric

Nina Moric, modelja italiane me origjinë kroate ka qenë një prej emrave më të përfolur në mediat italiane, në kohën kur cilësohej si show-girl, në programet televizive.

Ajo mori nënshtetësinë italiane pas martesës me Fabrizio Corona-n, në qershor të vitit 2001. Pas divorcit zyrtar, në 2013-ën, ajo u martua me Massimiliano Dossi-n, martesë e cila zgjati vetëm disa muaj.

Krahas modelingut, Nina Moric ka qenë edhe pjesë e muzikës, me disa këngë si: “Angels”, “Coming”, “Movin’ On” etj. Modelja ka qenë pjesë e televizionit deri në 2015-ën, por më pas vendosi të tërhiqej dhe vitet e fundit është shfaqur në media vetëm si e ftuar në programe televizive.

Nina ka patur gjithashtu një përvojë të shkurtër në botën e politikës, e cila përfundoi në vitin 2018.Me kalimin e viteve, ndryshimet tek 44-vjeçarja, janë të dukshme.

Nuk bëhet fjalë për rrudhat apo plakjen, pasi këto janë procese natyrore dhe njerëzore, por ajo që njerëzit vënë në dukje janë ndryshime të dukshme në tipare të caktuara të modeles, që dikur u bë e famshme dhe e adhuruar nga të gjithë pikërisht prej tyre.

Pyetur për ndërhyrjet kirurgjikale, ajo shprehet në 2013-ën, se i është drejtuar disa herë kirurgjisë plastike, por thotë se ka një problem me acidin hialuronik, i cili e bën fytyren e saj të fryhet shumë pas reagimit alergjik që ka.