Sherri me të fejuarin dhe frika e ndarjes, zbardhet arsyeja që e çoi 20-vjeçaren të qëllonte veten

“Panorama” zbardh detaje të reja nga ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Kavajës, ku një 20-vjeçare qëlloi me armë veten në banesë.

Gazetari i “Panorama”, duke iu referuar dëshmisë në Polici të së plagosurës, thotë se gjithçka ka ndodhur për shkak të sherrit që e reja ka bërë me të fejuarin.
Ky i fundit, e kishte paralajmëruar 20-vjeçaren se lidhjes së tyre po i vinte fundi.E gjendur në këto kushte, e rënduar psikologjikisht, e reja ka marrë armën që babai mbante në shtëpi dhe është vetëplagosur.

Por kjo situatë çoi pas hekurave dhe të atin e 20-vjeçares.
Sipas policisë, shtetasi P.K., 60 vjeç eshte arrestuar i akuzuar për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë ka rezultuar se arma e zjarrit e përdorur nga kjo shtetase mbahej në banesë prej vitesh pa leje nga babai i saj shtetasi P.K.”, njofton policia.

NJOFTIMI I POLICISE
-Shërbimet e Komisariatit të Polciisë Kavajë pas njoftimit të marrë se në fshatin Mengaj, Kavajë, shtetësja B.K., në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, menjeherë kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor, i përbërë nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë dhe
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë ka rezultuar se arma e zjarrit e përdorur nga kjo shtetase mbahej në banesë prej vitesh pa leje nga babai i saj shtetasi P.K.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimin në flagrancë i shtetasit P.K.,60 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit.