Shërohet nga koronavirusi, kthehet në zyrë Vjosa Osmani

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka fituar betejën me Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Osmani ka njoftuar se është rikthyer në zyre pas një izolimi dyjavor për shkak të virusit.

Ushtruesja e detyrës se presidentit ka bërë thirrje edhe njëherë ndaj qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mbrojnë veten dhe familjarët e tyre.

Ajo ka shprehur dëshirën që ky fundvit të shërbejë për të reflektuar mbi atë se çfarë çmojmë më së shumti në jetë dhe çka na jep motiv të dalim triumfues ndaj këtij armiku të përbashkët.