Shërohet nga Covid-19! Përparim Rama rikthehet në punë: Mirmëngjes nga zyra

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është shëruar nga COVID-19. Rama ka bërë të ditur lajmin e mirë përmes një njoftimi në ‘Facebook’ duke shkruar se sot ka shkuar në zyrë, pasi ka rezultuar disa herë negativ.

“Mirëmëngjesi prej zyrës së Komunës! Mbasi kam rezultuar negativ disa herë, sot, puna po vazhdon prej zyrës. Ju falënderoj për kujdesin që treguat gjatë ditëve të izolimit”, ka shkruar Rama.

Rama u infektua me COVID-19 shtatë ditë më parë, për herë të dytë.

(a.b)/dosja.al