Shënoi golin e lamtumirës, Regi Lushkja: Qëkur u zgjova në mëngjes e dija që do të ishte një ditë e bukur

Regi Lushkja luajti sot ndeshjen e fundit me Laccin. Lojtari do të transferohet drej Sherif tiraspol në Moldavi dhe sot shënoi golin e lamtumirës. Në një intervistë për “Super Sport”, ai u ndje shumë i emocionuar.

Të them të drejtën e kisha menduar një mbyllje mjaft të mirë. Që kur u zgjova e dija që do të ishte ditë e bukur për mua, ditë pozitive. Hyra në fushë me mendim pozitiv, arrita ta kontrolloj emocionet dhashë maksimumin të ndihmoja ekipin, goli ishte si qershia mbi tortë.

Për mua është hap i rëndësishëm në karrierën time, do ta marr me shumë qetësi, do të stërvitem, marr maksimumin që të marr vendin tim që më takon atje. Pastaj është në dorën time, të vazhdoj me suksese, të shohim.

Kam dhënë maksimumin në këto 6 vite te Laçi, jam treguar korrekt në çdo gjë dhe ekipi ma ka shpërblyer duke u treguar korrekt me mua. Ishte një moment shumë i bukur, një mbyllje shumë e bukur, si u emocionova edhe unë, u emocionuan edhe shokët e ekipit, trajneri, por edhe presidenti.

Pasardhësi? Ujka është lojtar me cilësi mjaft të mira. E njoh prej kohësh, është i mirë dhe besoj se do të bëjë mirë te Laçi nëse aktivizohet vazhdimisht.

PANORAMASPORT.AL