Shenjat e Horoskopit që këtë gusht do të gjejnë gjysmën tjetër të tyre

Gushti mund të mos konsiderohet si një nga muajt më të favorshëm të vitit, por duket se pavarësisht vështirësive, disa shenja të horoskopit nuk do ecin keq përsa i përket marrëdhënieve.

Karriera dhe paratë mund të preokupojnë shumicën prej nesh dhe logjikisht, duke pasur parasysh përditshmërinë intensive, por disa do të shohin fatin duke u buzëqeshur, duke sjellë një njohje të re në rrugën e tyre që do të zhvillohet në diçka shumë të rëndësishme dhe të bukur.

Cilat shenja të horoskopit do ta shohin dashurinë t’u trokasë në derë para fundit të muajit?

Bricjapi

Tashmë në fillim të muajit, sharmi juaj do të fillojë të mos kalojë pa u vënë re. Njohje do të jenë të mjaftueshme, por një e tillë pritet t’ju emocionojë veçanërisht dhe t’ju bëjë të kujtoni ndjenjat që… i kishit harruar në 2 vitet e fundit.

Sigurohuni që të dalloni njohjen e duhur nga ajo e gabuar dhe t’i jepni mundësinë personit që e meriton. Nëse keni sukses, dashuria do të vijë për të qëndruar!

Ujori

Afërdita është retrograde në shtëpinë tuaj të 7-të, që do të thotë se vetmia pushon së karakterizuari ju. Për sa kohë që ju dëshironi sigurisht!

Tani është shansi juaj për t’i thënë “po” një marrëdhënieje që do t’ju mbushë emocionalisht dhe do t’ju bëjë të rishikoni atë që keni besuar deri më tani. Cinizmi juaj do të gjejë zotërinë e tij, kur të shfaqet personi që pritet të sjellë ulje-ngritje në jetën tuaj.

Gaforrja

Pjesa e marrëdhënieve është shumë e favorshme në muajin e fundit të verës, si në planin miqësor, ashtu edhe në atë romantik. Do të dilni, do të udhëtoni, do të takoni njerëz dhe përfundimisht do të interesoheni për një person që do të shfaqet papritmas dhe do t’ju bëjë të keni dëshirë të fortë për ta përfshirë në jetën tuaj të përditshme.

E keqja në rastin tuaj është mundësia për t’i dhënë atij përshtypjen e gabuar, ndaj sigurohuni që të tregoni që në momentin e parë se kush jeni në të vërtetë…/abcnews.al