Sheila Haxhiraj e varur nga cigarja?

“T’iki T’iki” është kënga e fundit e Sheila Haxhirajt, ku këngëtarja u shfaq shumë në formë. Kjo këngë erdhi pas produksionit “Dashnia”, një vit pas shkëputjes së saj nga muzika. Artistja erdhi me një bashkëpunim me Ervin Gonxhin, duke sjellë një baladë me motive ballkanase. Fituesja e “X Factor 1” që i pëlqen muzika R&B është shumë e pasionuar pas fotografisë. Në pozat e fundit sensuale ajo duket si modele që tymos cigare. Një dorë misterioze mashkulli zgjatet me çakmak duke i ndezur cigaren, por nuk dihet se kush fshihet pas saj. Ndërkohë lind pyetja a është Sheila e varur nga cigarja, apo po tymos thjesht për foto?