Sheila e ‘BBV’ shokon ndjekësit me ndryshimin drastik që ka bërë në pamje, ku ikën kaçurrelat? (foto)

Sheila Haxhiraj është një nga ish banoret e Big Brother Vip. Ajo sapo kishte filluar të ambientohet me qëndrimin mbyllur brenda shtëpisë së famshme, por eksperienca e saj mbaroi shpejt.

Sheila u eliminua pas një muaji pasi ishte bërë pjesë e Big Brother Vip, e nga largimi saj ajo ishte shprehur mjaft e mërzitur.

Menjëherë pasi doli nga shtëpia ajo filloi të jetë në qendër të vëmendjes duke u përcjellur akoma me më shumë kuriozitet.

Së fundmi Sheila ka bërë një ndryshim në flokët e saj duke i prerë shumë shkurtë, e cila u kritikua nga ndjekësit e saj në instagram.

Ndryshe, Sheila ditë më parë u përmend në mediat rozë edhe për shkak të raportit të saj me ish banorin e BBV, Kledi Hysën. Ani pse u aludua një lidhje e mundshme mes tyre, asnjëri nga ish banorët as nuk kanë konfirmuar as nuk kanë hedhur poshtë aludimet.

Ndërkohë, në projektin e saj të fundit me titull “Më e mira”, Kledi dhe Sheila u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin.