Shakira nuk njihet në plazh: Si u fotografua këngëtarja!

Shakira është duke u bërë gati për publikimin e këngës më të re, por pas disa ditësh pune të palodhur , ajo vendosi të pushojë ca në plazh.

Këngëtarja ka filmuar videoklipin e “Te felicito” dhe tani po shijon pushimet me familjen e saj në ishullin Pitiusas në Spanjë.

Edhe pse me siguri do të kishte preferuar të pushonte në paqe, Shakirës sërish iu vunë paparacët nga prapa. Ata e kanë përndjekur dhe arritën të shkrepin disa poza jo shumë të këndshme të artistes.

E veshur me një fustan të zi të gjerë, flokët e kapur shkujdesur në topuz dhe me atë që duket si një qese plehrash në dorë, 45 vjecarja nuk e kuptoi se po fotografohej nga paparacët. Me siguri, këto nuk janë pozat më të mira të saj!